Shkolla e manaxhimit demokratik ka filluar punë në vitin 2002, si iniciativë e cila ka për qëllim që të gjithë ata, aktivitetet dhe vendimet e të cilëve kanë ndikim në një numër të madh personash, si bartës të ndryshimeve në shoqëri, si nxitës të iniciativave dhe reformave, të njihen me temat dhe të përvetësojnë vlerat e domosdoshme për punën e tyre, me qëllim që ta kryejnë atë në mënyrë sa më efikase dhe kualitative.
Dëshira e organizatorit është që t'u ndihmojë atyre të cilët marrin vendime, që sa më mirë të shërbehen me fakte, të mendojnë në mënyrë autonome, të kuptojnë vlerat themelore në të cilat mbështetet ideja e integrimeve evropiane. Idetë e reformave, punës së suksesshme partiake dhe integrimeve evropiane, janë tre motivet bazë për organizimin e Shkollës. Pra, dëshira është që të jepet kontributi në drejtim të ndërtimit të elitës së re politike, pa të cilën nuk ka reforma demokratike dhe transformim të shoqërisë malazeze. Promovimi i ekuilibrimit të përbashkët të limiteve dhe mundësitë e procesit të tranzicionit në Mal të Zi, organizimi kualitativ i partive dhe vendit tonë në Evropën e re të zgjeruar, ambienti i rregulluar për jetesë të të gjithë qytetarëve të tij, përbëjnë misionin e përbashkët të Shkollës,QND-së (NDC), partnerëve në Shkollë dhe partive politike të cilat i kanë përfaqësuesit e vet në Shkollë.
Organizator i Shollës është QND-ja. Ajo pëbëhet prej pesë paneleve, të cilët organizohen në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe fondacionet në Mal të Zi (NDI, FOSI, OSCE, Këshilli i Evropës..) dhe secili zgjat tri deri në pesë ditë . Pjesëmarrësit përvetësojnë njohuritë nga një varg sferash, siç janë: Organizimi politik dhe shkathtësitë e liderit; Evropa – idetë dhe institucionet; Dialogu dhe komunikimi; Zgjidhja e konflikteve; Administrimi i mirë dhe anti-korrupsioni; Parimet e gjyqësisë së pavarur; Barazia e gjinive; Roli i parlamentit; Decentralizimi...
Grupi i qëllimit të Shkollës janë politikanët e nivelit të lartë të të gjitha partive parlamentare në Mal të Zi, kurse përfitues indirekt i këtyre seminareve, d.m.th. i projektit është komuniteti shoqëror, respektivisht qytetarët përmes vendimeve, ndikimit dhe iniciativave të ardhshme të pjesëmarrësve të seminarit dhe partive të tyre politike.
Shkolla e manaxhimit demokratik ka lindur nga programi DLP (Democratic Leadership Programe) i Këshillit të Evropës, të cilin e kanë vijuar aktivistët e Qendrës Nansen Dialog – Mali i Zi. Që nga gjenerata e para e vitit 2002, grup i qëllimit të shkollës kanë qenë aktivistët e forumeve rinore të partive politike. Gjatë tri gjeneratave të para, Shkollën e kanë vijuar rreth njëqind anëtarë aktivë të partive politike parlamentare nga tërë Mali i Zi. Ata vazhdojnë akoma të jenë aktivë dhe luajnë rol të rëndësishëm në partitë e tyre.
Që nga gjenerata e katërt e Shkollës e vitit 2006, fokusi kalon tek politikanët e nivelit më të lartë, kështu që në mesin e 25 pjesëmarrësve të kësaj gjenerate që vijojnë Shkollën, ka kryetarë, zëdhënës, deputetë, kryetarë të këshillave komunale, anëtarë të këshillave drejtuese dhe funksionarë tjerë të lartë të partive parlamentare.
Pjesëmarrja në Shkollë është vullnetare dhe falas, ndërsa obligimi i vetëm i pjesëmarrësve është vijimi i rregullt i seminareve.