Vëmendje e posaçme në punën e Shkollës i kushtohet rrjetëzimit. Shkolla është pjesë e rrjetit të “Shkollës së studimeve politike” në Evropën Lindore, e cila vepron nën patronatin e Këshillit të Evropës, me qëllim të promovimit të vlerave evropiane përmes kontributit aktiv në krijimin e gjeneratës së liderëve të rinj në rajon. Shkollat në rajon janë ngritur në bazë të modelit të Shkollës për studime politike të Moskës, e cila është themeluar në vitin 1992, kurse aktualisht rrjeti përshin 12 Shkolla. Puna e Shkollave mbështetet nga Drejtoria e Përgjithshme për Çështje Politike (DGAP) e Këshillit të Evropës, funksioni i së cilës është të koordinojë aktivitetet e shkollës, të avancojë shkëmbimin e përvojave dhe të këshillojë Shkollat me rastin e zgjedhjes së ligjëruesve dhe temave.

Gjatë vitit 2003 drejtorët e shkollave kanë lidhur marrëveshje bashkëpunimi të bazuar mbi këto parime: harmonizimin e programit; shkëmbimin e ekspertëve dhe vijuesve të shkollave; sesioneve të përbashkëta për vijues të shkollave të ndryshme dhe theksimit të dimensionit evropian.

Për më tepër mund të vizitoni:
www.coe.int/Schools-Politics

 

 

Qendra Nansen Dialog në Mal të Zi është anëtare e rrjetit të „Projektit ballkanik të dialogut“, i cili i ka zyrat në Beograd, Shkup, Banja Llukë, Mostar, Bujanoc, Sarajevë, Osijek dhe në Kosovë. Iniciativa për formimin e „Projektit ballkanik të dialogut“ është marrë në Akademinë Nansen në Lilehamer, Norvegji. Në mesin e viteve '90, kjo shkollë ka organizuar ciklin e kurseve me titull: „ Demokracia, të drejtat e njeriut dhe zgjidhja paqësore e konflikteve“ , vijues të të cilëve kanë qenë të rinjtë nga tërë territori i ish RSFJ-së. Qëllimi ka qenë që përmes këtij programi elitar vijuesit e kurseve të edukohen, të aftësohen për pjesëmarrje aktive në iniciativat paqësore, proceset e konsolidimit dhe revitalizimit të shoqërisë së shkatërruar nga konfliktet luftarake dhe ndërtimin e shoqërisë civile. Në fazën e ardhshme, më ambicioze, e cila nënkuptonte angazhimin e drejtpërdrejtë të njerëzve që kanë vijuar trajnimin në Lilehamer në vendet e tyre, Shkolla Nansen vepron së bashku me Institutin për Hulumtimin e Paqes në Oslo, duke formuar qendrat rajonale, zyrat e QND-së, së pari në Prishtinë në vitin 1997.

Për më tepër mund të vizitoni:
www.nansen-dialog.net

 
 
PARTNERET